Javuz Jillmaz (38), djali më i madh i ish-kryeministrit turk, Mesut Jillmaz, është gjetir i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen e Stambollit, Bejkoz. Trupin e Jillmaz e gjetën truproja e tij dhe shoferi. Ai ishte shtrirë në krevat dhe ishte qëlluar në pjesën e kokës. Sipas trupit hetues, plumbi ishte gjuajtur bga ana e djathtë e kokës në linjë të drejtë. Sipas informatave fillestare, supozohet se ai është vetëvrarë. Hetimi për rastin është në rrjedhë.