Mansur është 13 vjeç. Ai mban familjen e tij 9-anëtarëshe, duke punuar në rrugët e Kabulit

Ai thotë se i pranon vështirësitë pasi vetëm dëshiron që të fitojë para për të blerë ushqim për familjen dhe pajisje shkollore për motrat.

“I pranoj të gjitha këto vështirësi sepse dua që motrat e mia të mund të shkojnë në shkollë. Dua të fitoj para të mjaftueshme për të blerë ushqim për familjen time dhe fletore e lapsa për motrat e mia”, thotë Mansur për Radion Evropa e Lirë.

Ai është fëmija më i madh në familje, prandaj punon. 4 motrat e tij shkojnë në shkollë, ndërkaq nëna i qëndron në shtëpi dhe kujdeset për 3 vëllezërit më të vegjël.

‘Unë shqetësohem kur biri im kthehet vonë në shtëpi. E di që ai sjell ushqim për këta fëmijë. Babai i tij, që ishte i sëmurë, ka vdekur shumë i ri.

Ndërkaq, motra e Mansurit flet se si e inkurajon vëllai që të shkojë në shkollë.

‘Vëllai më thotë: Ti shko në shkollë, s’ka gjë nëse unë mbetem analfabet’, rrëfen ajo.

Mansur fiton 1.5 deri në 3 dollarë në ditë duke bartur me karrocë gjërat që njerëzit blejnë në treg.

‘Nganjëherë, kur nuk fitoj para të mjaftueshme, ju them motrave të mia që sot do të sjell ushqim dhe një ditë tjetër do të mund të ju blej rroba. Nganjëherë dëshpërohem sepse nuk mund të fitoj para të mjaftueshme për ta’, tregon Mansur.

Qeveria afgane thotë se 1.2 milionë fëmijë afganë mbijetojnë përmes punës fizike.