Talenti amerikan i Borussia Dortmundit, Christian Pulisic ka përfunduar në radarin e gjigantit anglez, Manchester United.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho është e interesuar të përforcohet pasi duan të jenë konkurrues në të gjitha garat ku marrin pjesë.

Emra të mëdhenj janë lidhur me skuadrën nga Old Trafford, teksa së fundit është ylli i Dortmundit, Pulisic. Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Djajtë e Kuq janë bashkuar në gjahun për yllin amerikan të Dortmundit.

19-vjeçari i talentuar konsiderohet si njëri nga lojtarët më perspektivë në botë dhe tashmë është lidhur me shumë skuadra. Gjiganti gjerman, Bayern Munich dëshiron që ta rrëmbej lojtarin kryesor të rivalëve të tyre dhe mos ta lejojë largimin e tij nga Bundesliga.