E krahasojnë me Monica Bellucci-n, është shpallur “Miss Fotozhenia” e “Miss Universe” dhe për këtë sezon është një nga velinat e emisionit investigativ ‘’Stop’. Bëhet fjalë për Alesia Bamin e cila mbrëmjen e shkuar ka festuar ditëlindjen si një diva e vërtetë.

Një ambient i errët i ndriçuar vetëm nga një ngjyrë rozë, me temën “Diva’s Birthday”, ka mbledhur dje edhe disa nga figurat më të njohura të botës së televizionit. Por surpriza më e madhe për velinën ishte një dhuratë nga i ati, një makinë mjaft luksoze ku shkruhej emri i Alesias dhe sigurisht ajo që nuk mund të mungonte ishte një tufë gjigande lulesh.  Sigurisht që një makinë e tillë ka një kosto të konsiderueshme që shkon në mijëra euro.

Image