Pesë qytetarë kanë denoncuar në SPB Shkup se u mungojnë para dhe sende, të cilat i kanë ruajtur në arka në një objekt të “Shparkase banka”-s në Shkup.

“Menjëherë pas denoncimit të marrë është njoftuar prokurori special dhe ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit”, informoi sot MPB.