Pjesët perëndimore të Gadishullit Ballkanik sot janë goditur nga era e fuqishme, e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, probleme në komunikacion dhe ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit.

Era e fuqishme, e cila po fryn nëpër tërë Kroacinë shkaktoi probleme të konsiderueshme në komunikacion. Nga moti i ligë veçanërisht është goditur rajoni i Gorski Kotar, i cili, sipas mediave kroate, tërësisht është shkëputur nga pjesa tjetër e shtetit.

Në atë pjesë të Kroacisë janë mbyllur të gjitha rrugët shtetërore dhe lokale, fillimisht për shkak të rrezikut nga rënia e drunjve në rrugë dhe largimi i tyre i vështirë.

Një pjesë e autostradës Rijekë-Zagreb është hapur vetëm për automjetet e udhëtarëve, ndërsa në magjistralen e Adriatikut midis Novi Vinodollski dhe Senj është i ndaluar komunikacioni për autobusë me kate, motorë dhe automjete me romorkio.

Autoklubi kroat paralajmëron në rrugë të lagështa dhe rrëshqitje të mundshme të dheut në Istra, bregdeti kroat, Gorski Kotor dhe në Kroacinë qendrore dhe veriperëndimore.

Хрватска невреме

Gjatë ditës është mbyllur edhe vendkalimi kufitar Grushkovje/Macel drejt Sllovenisë për shkak të rrëshqitjes së dheut, pemë në rrugë dhe rrëshqitje të dheut.

Për shkak të erërave të fuqishme dhe reshjeve të rrëmbyeshme, disa akse rrugore në Slloveni janë të pakalueshme, ndërsa shumë amvisëri në vend kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë.

Në pjesën qendrore të Sllovenisë, në rajonin e Lubjanës, rreth 18.000 amvisëri kanë mbetur pa energji elektrike. Pa energji elektrike kanë mbetur edhe 10.000 konsumatorë në rajonin Maribor, bëri të ditur kompania “Elektro Maribor”.

Era ka çrrënjosur shumë drunj, për çka janë të pakalueshme edhe rrugët kryesore, ndërsa autostrada Drazhenci-Grushkovo, e cila çon drejt Kroacisë, është e mbyllur për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Në pjesën veriperëndimore të Sllovenisë, të mbyllura janë shkollat fillore, ndërsa në rajonin e Korushkas dhe Celjes, era i mori kulmet e disa shtëpive dhe objekteve afariste.

Gjithashtu, në disa pjesë të vendit, është regjistruar edhe rritje e nivelit të lumenjve,  rrjedhave dhe kanaleve të kullimit. Përfaqësuesit zyrtarë paralajmëruan se në orët e pasdites mund të vijë edhe deri në vërshime.

Невреме Хрватска

Në BeH erërat e fuqishme shkaktuan dëm të madh në disa komuna.

Në Teshanj është rrëzuar minarja dhe janë shkaktuar dëme në një xhami, për të cilin shkak janë dëmtuar edhe disa objekte, të cilat gjenden në afërsi.

Në territorin e komunës Maglaj, erërat e fuqishme, po ashtu, kanë rrëzuar drunj dhe kulme të shtëpive.

Ende është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme në rrugën rajonale Turbe – Banja Llukë, ndërsa erëra të fuqishme janë vërejtur edhe në akse tjera rrugore në BeH, posaçërisht në rajonet malore.

Në Banja Llukë, erërat arrijnë deri 100 kilometra në orë, ndërsa tre persona janë lënduar kur erërat në dy lokacione kanë rrëzuar çati.

Хрватска невреме 4

Në këtë qytet në fuqi edhe më tej është alarmi meteorologjik portokalli.