PDSH në qeveri, ky lajm i lansuar pas daljes së ASH-së nga koalicioni dhe qeveria ka ngjallur shumë emocione në PDSH-në e Thaçit. Disa ish funksionar të PDSH-së dhe të afërt të Menduh Thaçit kishin nisur që të rregullohen, bile edhe ti ndryshojnë stilin e flokëve duke i bërë me gel. Hyrjen e PDSH-së në qeveri, anëtarët e partisë së Thaçit e përfolën që nga dita e përfundimit të zgjedhjeve duke e mbajtur gjallë shpresën e vdekur të kësaj partie.

“Do të hyjmë në qeveri  Po, Po, Po” kjo ka qenë edhe motoja e liderit të tyre që kurrë nuk u bë realitet, dhe anëtarët e kësaj partie e din se nuk do të hyjnë, por vazhdojnë të besojnë se një ditë edhe këta do ta shijojnë pushtetin pasi më vetëm se e kanë harruar që nga viti 2006.

Dalja e ASH-së nga qeveria dhe kacafytja e Selës me Ahmetin  ju ka ndezur një dritë shprese PDSH-së se pas Vitit të Ri do të bëhen pjesë e kulaçit ku do të marrin disa poste për të mbushur etjen e partisë gati 10 vite në opozitë.

Siç mësohet jozyrtarisht PDSH nuk do të hy në qeveri as pas Vitit të Ri, dhe mund të mos hyje fare pasi gjysma e kryesisë së BDI-së nuk pajtohen që në koalicion të jetë PDSH.

Edhe Kryeministri Zoran Zaev është deklaruar pas daljes nga koalicioni të Aleancës për Shqiptarët, pasi që nuk ua dha Ministrinë e Shëndetësisë.

Ai ka deklaruar se vendin e zv.kryeministrit për reforma do ta ruaj për Aleancën për Shqiptarët, ndërkaq për vendet e zbrazëta të zv. ministrave, Zaev ka sqaruar se vendet do të plotësohen pas Vitit të Ri.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. Zaev ka deklaruar se posti i zv. kryeministrit për reforma është post me rëndësi.

Në lidhje me PDSH-në, Zaev deklaroi se nuk ka biseduar me këtë parti politike, por që nuk e përjashton mundësinë që bisedime të ketë pas Vitit të Ri.

Një gjë të tillë dje në një takim me gazetarët e tha edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti se me PDSH-në nuk ka asnjë bisedim për hyrjen në qeveri që nënkuptohet se frizurat e disa anëtarëve të PDSH-së mund t’ju thahen deri sa të bëhen pjesë e pushtetit. /TetovaSot/