Diplomati dhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Fatlum Rushiti ka ndezur alarmin e gazetave dhe portaleve sllavo-maqedonase, të cilat e kundërshtojnë idenë e tij që IRJM të emërohet Ilirida.
‘Emri i ri i IRJM-së duhet të jetë Ilirida. Qytetarë dhe taksapagues të IRJM-së mund të jetë edhe një kinez apo një arab që posedon leje permanente të qëndrimit në vend. Shqiptarët janë autokton dhe duhet të kërkojnë regjistrim të përgjithshëm të popullsisë. Klasa politike shqiptare është anemike. Mentaliteti i hyzmeqarisë politike e dëmton kombin, popullin dhe kauzën shqiptare. Klasa politike shqiptare është hutuar në luftën e tyre për pushtet. Në IRJM e kanë problem të pranojnë mirë. Janë mësuar kaos. Gadishulli Ilirik e kthen Ballkanin 2 mijë vjet mbas dhe korrigjon shumë falsifikime në kontinentin europian. Europa bazamentin e ka të falsifikuar historikisht, pikërisht nga grekët e vjetër. Kohën e fundit, shumë historian amerikan kanë filluar t’i kundërshtojnë legjendat (gënjeshtrat) e grekëve të vjetër,’ shprehet Fatlum Rushiti.
Përndryshe, politologu shqiptar shpesh akuzohet e sulmohet nga qarqet sllavo-greke se nxit rrëmujë me aktivitetet kombëtare dhe deklaratat bombastike.