Vlerat kolektive të shteteve me traditë

Nga, Halim Hyda

Zhvillimet shoqërore kanë nevojë  për ndryshime, për ta zënë hapin e kohës të një politike  moderne me përgatitje profesionalizëm dhe inspirim të lartë për të ndryshuar nga ajo e kaluara. Në çdo shoqëri dhe shtet të evropës këto ndryshime rregullisht zhvillohen dhe ndodhin pas cikleve zgjedhore, e sidomos pas paraqitjeve të aferave për korrupsion dhe denigrimeve zhvillimore e shoqërore në organizimin e udhëheqjes së shtetit, mu aty ku kërkohet përgjegjësi, dinjitet, moral dhe llogaridhënie para instutucioneve juridike dhe shtetnore.

Sot tek ne rrethanat janë më të relaksuara me garniturën e re qeveritare dhe zhvillimet në shoqëri duhet të marrin hapa konkret rreth politik bërjes aktuale. Zhvillimet e reja në shoqëri duhet të konsiderohen si nxitëse për një zhvillim të ri më të shpejtë ekonomik, kulturor, shkencor dhe ato duhet të orientohen dhe nuk do të dështonin, vetëm nëse do të ken për qëllim ngritjen e gjeneratve të reja për t,u reformuar, ngritur dhe për të përgatitur qytetar të denjë dhe të drejtë në moral të lartë dhe bazë të shëndoshë profesionale me kulturë të përgjithshme, dhe të hapur dhe tolerant në mesin e tyre dhe ndaj të tjerëve.

Zhvillimet në shoqëri imponojnë reformimin e partive politike dhe modernizimin e strukturave të tyre partiake dhe shoqërore e cila varet nga më shum faktorë të tjerë ku vend meritor zënë kuadri-burimet njerzore që disponojnë partit politike, nga niveli dhe aftësia krijuese e tyre dhe iniciativa-inspirimi vetanak dhe kolektiv për të bërë ndryshime në kontekst të përmirësimit të situatës në aspektin ekonomik, politik dhe social.

Avansimi i kuadrit në pozita të larta dhe vende pa përgatitje profesionale dhe nivel kualitative  shkon në dëm të partisë. institucionit, organizatës, shoqërisë dhe shtetit.

Fillimi i ndryshimeve në shoqëri që po mendohet të sendërtohet, nuk duhet të bazohet vetëm në ruajtjen dhe sendërtimin e kurreshtjes intelektuale por edhe aftësimin e gjeneratës së re për paraqitje, prezentim dhe komunkikim profesional dhe me kompetencë të lartë, të lirë dhe të pavarur të jenë konkurentë jo vetëm te ne por edhe në tregun e BE-së.

Në vazhdim sa për ilustrim, po i përmendim disa raste dhe personalitete të cilët kanë lënë gjurmë pozitive në politikbërjen e tyre.

Shkurtimisht për zhvillimet aktuale në Austri.

Werner Faymann ministër  federal i komunikacionit, teknologjisë dhe inovacioneve të Austrisë, 2007-2008. Kryetar i Socialdemokratëve dhe kancelar i Austrisë nga viti 2008 deri më 2016 kur edhe zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Austri. Në këtë vit 2016 në zgjedhjet presidenciale në Austri ku Socialdemokratët dalin me kandidatin e tyre Rudolf Hundstorfer dhe në këto zgjedhje humb kandidati i tyre. Werner Faumann si kryetar i socialdemokratëve dhe kancelar i Austris merr si përgjegjësi morale nga humbja e kandidatit të tyre dhe jep dorheqje nga kryetari i partis (SPO) dhe si kancelar (kryeministër) i Austrisë.

Në 2014 Mihael Spindeleger kryetar i Partis popullore të Austris nënkrytar i qeveris dhe ministër i jashtëm, nga një kritik që i bëhet në një forum partiak jep dorheqje nga gjitha funksionet partiake dhe shtetrore. Në vend të tij e sjellë Sabastian Kurc 2014 ishte sekretar shtetëror në Ministrin e punëve të brendshme në moshën 24 vjeçare. Dhe në moshën 27 vjet bëhet kryetar partie dhe ministër i jashtëm.

Prej 19.12.2017 Sebastian Kurc kancelar i Austrisë pasi para 7 javësh i fitoi në zgjedhjet parlamentare në Austri si parti më meritore, dhe formoi qeverin e re me 13 ministri.

Ndërsa situatën politike dhe zhvillimiet në Gjermani mund ti elaboroj shkurtimisht me sa vijon.

Frank – Walter Steinmeier bashkpunor i afërt i Gerhard Schredereit kur ishte kryeministër i Saksonisë së poshtme (Niedersachsen) prej 1990-1996. Nga viti 1998 kur Shreder zgjedhet Kancelar i Gjermanis Steinmeier emrohet Nënsekretar shtetror nga 1999-2005 shef i kabinetit të Kancelarit Shreder. Pas zjedhjeve parlamentare të 2005 Steinmeier zgjedhet Ministër i jashtëm i qeveris gjermane në qeverin e gjërë CDU – SPD, 2007.Në 2013 përsëri Ministër i jashtëm. Më 12.02.2017 me propozim të partis së CDU (partis Angela Merkel) propzohet për kryetar të Gjermanis dhe me përkrahje të partis së vetë amë SPD me 74% të votave në parlament  zgjedhet krytar i gjermanisë federale.( për ta kuptuar më drejt dy parti rivale në gjermani CDU-Kristiandemokratët  dhe SPD-Socialdemokratët, Steinmeier propozohet nga CDU për kryetar. Kështu pra përfillen vlerat në shtetet evropiane me civilizim të lartë dhe të lashtë. Jo rastësisht gjermanët sot udhëheqin në shumëçka dhe është lokomotiva kryesore e BE-së.