Dëbora dhe ngricat tashmë kanë pushtuar të gjithë territorin, ndërkohë që sot në mbrëmje pritet të kemi ulje temperaturash deri në -11 gradë celsius.

METEOALB bën me dije se vendi ynë sot do të mbizotërohet nga mot i kthjellët por shumë i ftohtë mbizotëron të gjithë territorin shqiptar por në Veri – Verilindje do të ketë edhe vranësira kalimtare e prezencë të mjegullës. Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe temperatura shumë të ulëta në gjithë Shqipërinë; kushte që vijojnë edhe gjatë orëve të natës.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rënie gjatë orëve të para të ditës ndërsa mbeten thuajse konstante në mesditë kur pritet që maksimumi territorial të ngjitet në10 – 11°C.