Kryetari  i Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, Angel Dimitrov vlerëson se industria e tekstilit do të jetë degë e rëndësishme edhe në 10-të vitet e ardhshme dhe do të ketë ndikim ndaj eksportit dhe derdhjes devizore në vend.

Në një intervistë me MIA-n, Dimitrov thotë se nuk duhet të lejohet kjo industri të falimentojë, ndërsa problemi më i madh do të jetë mungesa e punëtorëve.

“Nëse e merrni numrin e përgjithshëm të punëtorëve të tekstilit në vitet e fundit, do të shihni se nga tre deri në pesë për qind ngadalë, nga viti në vit, po zvogëlohet numri i punëtorëve. Megjithatë, në 10-të vitet e ardhshme, megjithatë, ende do të jemi degë e rëndësishme në Maqedoni. Do të punësojmë shumë njerëz dhe do të kemi ndikim ndaj eksportit dhe hyrjet devizore. Nuk duhet të lejojmë një degë të tillë të rëndësishme të mos e ndihmojmë sidomos për shkak se nuk kemi industri tjetër e cila do të punësojë një numër aq të madh njerëzish”, thekson Dimitrov në  intervistën e sotme për MIA .

Sipas tij, në fabrikat e tekstilit, duhet të rritet produktiviteti nëpërmjet automatizimit, gjegjësisht blerjes së makinave moderne, siç bënë bullgarët.

Thotë se nuk mund gjatë natës të zëvendësohet prodhimtaria “LON” karakteristike për sektorin e tekstilit duke krijuar markën e vet sepse për këtë nevojiten financa të cilat aktualisht nuk i kanë kompanitë e tekstilit.

“Nëse prodhoni një prodhim tekstili me Made in Macedonia me të njëjtën cilësi, si BOSS, dhe këtë produkt e ofroni me një çmim madje më të lirë se 30 për qind, askush nuk do t’ju blejë. Kemi raste të tilla. Nga ana tjetër, për prodhimin klasik duhet të blini materiale të papërpunuara që ne tani me LON i marrim falas nga partnerët tanë të huaj. Pra, duhet të keni kapitalin tuaj për ta financuar këtë. Kompanitë tona nuk kanë kapital të tillë për ta financuar këtë. Madje edhe nëse marrin kredi bankare, do të paguajnë interes më të lartë, për dallim nga ndonjë kompani në Gjermani. Dëshirat janë të bukura dhe duhet të punojmë në të, por të mos imagjinojmë se brenda natës i prodhimtarinë LON, do ta zëvendësojmë me një produkt klasik vendas”, thekson Dimitrov.

Në një intervistë për MIA-n, Dimitrov gjithashtu flet edhe për rastet me pagesën e K-15 dhe pagën minimale, mungesën e punëtorëve, për propozimi të ngrihet pagesa e kontributeve prej 12,000 deri në 18,000 denarë, si dhe kushtet e punës për punëtorët.