Këngëtarja Rozana Radi ka publikuar në rrjete sociale një postim të gjatë ku duket se dikush që ajo ka menduar mik apo mikeshë e ka lënduar.

Përmes këtij postimi ajo ka theksuar se preferon që dikush ta shohë me inat sesi t’i buzëqeshë në mënyrë të shtirur.

“Jam mësuar të lexoj mesazhe tallëse të njerëzve dhe i kam kapërdirë.Kam shikuar padrejtësitë që më janë bërë dhe kam mbyllur njërin sy. Kam mësuar të dëgjoj ‘fjalët’ e mençura të mendjemëdhenjve dhe të bie dakord me ta.

Të gjitha këto nuk m’i ka mësuar shkolla, nuk m’i ka dhënë kush leksion, por m’i ka mësuar jeta. Dhe ajo që mësoi më shumë jeta është të urrej buzëqeshjen e shtirur”

“Jam shumë më e lumtur kur dikush më godet me një shpullë ballë-për-ballë, sesa një thikë pas shpine. Se di si qëndroni akoma në këtë Facebook dhe nuk fshini vetveten! Do mësohem dhe me këtë!”, –përfundon postimi i Rozanës.

Nuk dihet çfarë mund ti ketë ndodhur këngëtares që ta ketë irrituar kaq shumë.