Lufta ne Siri nuk do të përfundojë derisa çdo terrorist do të zhduket, përfshirë ata që përkrahen nga Perëndimit. Kështu thotë presidenti sirian Bashar Assad i cili ka akuzuar disa vende të Perëndimit se i kanë duart ‘e mbuluara me gjak sirian’.

Duke folur për media pas takimit me zëvendëskryeministrin e Federatës Ruse Dmitry Rogozin në Damask, Assad u tha gazetarëve se lufta me terrorizmin në Siri po vazhdon.

“Terrorizmi nuk përfshinë vetëm ISIS’in. ISIS është vetëm një pjesë e terrorizmit. Ka organizata terroriste të ngjashme si ISIS, Al-Nusra dhe me emra të tjerë që tregojnë se ne jemi ende në luftë.Lufta kundër terrorizmit në Siri do të përfundojë kur terroristi i fundit në vend. Atëherë do të mund të quhet fitore”, tha Assad.

“Që nga fillimi, Franca ka përkrah terrorizmin në Siri. Duart e Francës janë të mbuluara me gjak sirianë. Ata që mbështesin terrorizmin nuk kanë të drejtë të flasin për paqe”, tha ai.