Dielli në të njëjtin pozicion sot me qendrën e galaktikës dhe pozicionin diellor të dimrit.

Çfarë do të thotë kjo për ne… Çfarë mesazhi sjell universi për secilin nga ne?

Është një periudhe ku Universi hap portat e tij për ne dhe na jep mundësinë të kuptojmë energjinë tonë.

Për shkak se sistemi ynë diellor rrotullohet rreth qendrës së Galaktikës kjo mund të quhet si një diell për ne.

Qendra e Galaktikës fillon si një super energji. Kjo super energji hapet fillimisht në subkoshiencën tonë, pastaj çliron traumat e ndjenjave. Na konfuzon për të na treguar ku i kemi qendrat e bllokuara dhe që të pastrojë çdo cep të errët tonin.

Ky mesazh që sjell universi për ne është i shumanshëm.

1. Ndjenjë lirie;

2. Njohuri dhe dituri;

3. Horizonte të reja;

4. Aftësi për të qenë i lumtur;

5. Gëzim, optimizëm, mendime pozitive;

6. Plotësim shpirtëror;

7. Udhëtime me mendje apo fizike;

8. Komunikim dhe shkëmbim idesh;

9. Ndryshime me zhvillime të përparuara.

Dashi kërkon riafirmim të vlerave personale dhe sociale. Lumturia vjen sibashkëpunim.

Demi nëse dëshiron të gëzojë të mirat e tokës duhet ti ngrejë edhe një herë sytë lartë nga qielli.

Binjaket në thesarin e tyre material mund të shtojnë edhe një pasuri tjetër, por kjo nuk do jetë gjithçka.

Gaforrja do kujtojë se sa të parëndësishme kane qenë disa marrëdhënie të cilat i kanë futur në detyrime e gjykime.

Luani duhet të ngjisë një mal pavarësisht se kjo nuk është pjesë e konfigurimit të tyre.

Virgjëresha duhet të kuptojë se dashuri nuk do të thotë ti mbash gjërat vetëm për vete.

Peshorja duhet të shkëputet nga lidhjet e ngushta që nuk lejojnë frymëmarrje.

Akrepi mund të jete përçuesi me i denjë i mesazheve që vijnë nga universi.

Shigjetari duhet te ndjek rrugën e ngritjes drejt sigurisë megjithëse kjo ngritje të lë pa frymë.

Bricjapi do shkrijë sado pak ajsbergët qe e kane lënë të veçuar ndaj botes.

Ujori do shkëmbejë energji me universin si një tregtar komercial.

Peshqit do ndjehen se për të qene poet nuk duhet të besh poezi, por duhet të jetosh.