Gjykimi për lëndën “Trajektorja” të PPS-së në të cilën të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugë të Shtetit, Lupço Georgievski, është shtyrë për më 26 dhjetor.

Seanca gjyqësore është shtyrë sepse në të njëjtën sallë sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Dhunë në Qendër”.

Paraprakisht, mbrojtja e të akuzuarve kërkoi shtyrje sepse nuk ka pasur kushte për incizim vizual dhe tonik lidhur me AKMIS sistemin.

Gjykatësi Goran Boshevski e refuzoi kërkesën e avokatit Dimitar Dango, me elaborimin se debati gjyqësor incizohet në mënyrë vizuale dhe tonike me dy kamera dhe pas përfundimit të seancës gjyqësore do të përgatitet DVD regjistrim që do t’ju dorëzohet palëve dhe nuk duhet të publikohet jashtë procedurës penale. Ai shtoi se pas çdo seance, video regjistrimi dhe ai tonik verifikohen në sistem.

Траекторија Јанакиески

Mbrojtja kërkoi edhe kohë shtesë për kontroll në dëshmitë, në çka prokurorja e PSP-së Lile Stefanova tha se të gjitha dëshmitë u janë dorëzuar në CD në dy raste gjatë hetimit për rastin, ndërsa kanë edhe transkripta nga “bombat”. Theksoi se gjithsej 315 biseda telefonike dhe SMS porosi janë pjesë e dëshmive në këtë lëndë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre nuk janë publikuar në opinion. Stefanova tha se të akuzuarit dhe mbrojtja kanë mundësi t’i dëgjojnë “bombat” në PPS, por nuk e kanë bërë këtë.

Të akuzuarit e “Trajektores” ishin të pranishëm në seancën e sotme. Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë marrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë, sipas PPS-së, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit prej të paktën 155 milionë euro dhe për të njëjtën vlerë, kompanisë kontraktuese i kanë mundësuar të përfitojë dobi pronësore.