Gruevski kërkon amnisti për hyrjen në Kuvend më 27 prill, por qëllimi i tij është amnistia e përgjithshme. Kështu deklaroi Ministrja e Mbrojtjes Radmila S“Dhuna në Kuvend”, LSDM-ja kundërshton aministinëhekerinska në një intervistë për emision “360 gradë”, mbi nismën e VMRO-DPMNE-së, me të cilën, nga Parlamenti do të kërkojnë amnisti për pjesëmarrësit në të enjten përgjakshme.

Mendoj se Gruevski sërish i shfrytëzon njerëzit që e zbatuan skenarin për 27 Prillin, si mburojë për përgjegjësinë e tij. Gruevski thotë se do të kërkojë amnisti për 27 Prillin, mirëpo mendoj se qëllimi i tij i vërtetë është që ta bëjë atë që nuk arriti ta bëjë vitin e kaluar, e kjo është që të kërkojë amnisti të përgjithshme për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me Prokurorinë Speciale. Herën e parë tentoi ta bëjë këtë me Ivanovin, ndërsa tani dëshiron ta bëjë këtë përmes nesh- deklaroi ministrja e MbrojtjesRadmilla Shekerinska.

VMRO-DPMNE-ja me vite të tëra luan me sistemin juridik në vend, vlerëson Jove Kekenovski nga FRODEM. Sipas tij nuk duhet të pranohet asnjë kërkesë për amnisti, ndërsa deputetët e DPMNE-së të tregojnë një shkallë të lartë të vetëdijes dhe të jenë konstruktiv në punën e Parlamentit.

Ata deputetë marrin pagë prej xhepit tonë, ne i paguajmë tatimet dhe ata deputetë duhet të përgjigjen në interes të shtetit. Nuk duhet të përgjigjen në interes të liderit të tyre politik, apo të mbrojnë udhëheqës të caktuar politik nga çdo gjë që ju vijon si rezultat i krimit dhe të keqes së kryer- tha Jove Kekenovski, Fronti për Maqedoni Demokratike (FRODEM.

Para dhe pas arrestimeve të deputetëve, udhëheqësit politikë, pastaj edhe kryeparlamentari Xhaferi patën një takim me presidentin Gjorge Ivanov, por nuk ka informacion nëse është biseduar për një amnisti të mundshme apo falje. Nga LSDM-ja thonë se amnisti për krime të rënda nuk duhet të ketë./alsat-m

Global