Prokuroria Speciale ka nisur shtatë procedura hetimore kundër 17 personave, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrimeve të ndryshme gjatë shërbimit publik.

HETIMET E PROKURORISË SPECIALE

  1. Shërbime të huaja sekrete
  2. Drumarina
  3. Rengen
  4. Producent
  5. Liderët
  6. Tarifa 2
  7. Transportuesi 2

Janë lëndët që i prezantoi Fatime Fetai në konferencën për mediat. Është nisur hetim për objektin ilegal përballë ambasadës së Amerikës për fatin e të cilit Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski dakordoheshin përmes telefonit, siç dëgjohej në bombat e opozitës së atëhershme. Hetimi është koduar me emrin “Liderët” shkaku se hetimi është nisur nga biseda e dy liderëve partiak. Por edhe pse liderët janë lëndë e bisedës, i dyshuar është vetëm investitori i objektit.

Fatime Fetai, prokurore

“Hetimi i pestë e mban emrin “Liderët” për shkak të bisedës pas bisedës publike ku dy liderëve politik të cilët dakordonin “politikë” për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje.  Hetimi është hapur nën dyshimin për ndërtim pa leje, dhe i dyshuar është investitori i objektit i ndërtuar përballë një ambasade të huaj në Shkup”

Lënda e “Shërbimeve të huaja sekrete” heton dy persona të cilët kanë organizuar një kompani private të huaj që të përpilojë raport gjoja se në Shkup ka vërejtur shërbime që përgjojnë me sisteme të dyfishta, që pastaj kjo t’i shërbejë kreut shtetëror si argument se ekziston përgjim i paligjshëm nga ana e shërbimeve sekrete të jashtme.

PSP në rastin “Drumarina” po heton harxhimet e rrugës së ish deputetes Sillvana Boneva nga VMRO DPMNE pasi që është vërejtur se ka përdorur fletëpagesa të rrejshme për të argumentuar harxhimet e rrugës. PSP ka arritur të kuptojë se Boneva ka qendruar në Shkup ndërsa i ka marrë harxhimet sikurse të udhëtojë nga Strumica. Dëmi që e ka shkaktuar në buxhet prej vitit 2011 deri në vitin 2015 është mbi 100 mijë euro.

Fatime Fetai, prokurore

“Analiza e realizuar ka treguar se nëse këto udhëtime ishin kryer vërtetë ajo do duhej të kishte kaluar të paktën 235 mijë e 928 kilometra, por sipas provave ajo ka kaluar 133 mijë e 520 kilometra në total. Kjo është tregues shtesë se ajo nuk i ka bërë këto harxhime dhe e ka mashtruar personin e autorizuar të Kuvendit që ti paguajë afro 100 mijë euro për harxhime”

Po dyshohet edhe ish ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov i cili i ka dhënë tender firmës së gazetares Ivona Talevska për furnizim me aparate të Rengenit.

“Producent” është një prej shtatë lëndëve ku ish ministri i Bujqësisë, Lupço Dimovski, pa tender publik ka aranzhuar një emision bujqësor në një televizion, me qëllim të pastrimit të parave.

Gjithë të dyshuarit janë nga radhët e VMRO DPMNE-së, ish ministra, kryetar komune, deputet, ndërsa vetëm një proces lidhet me partinë në pushte BDI e cila ka qeverisur me VMRO DPMNE-në gjatë periudhës për të cilën zhvuillohen hetimet e ndryshme për krim dhe korrupsion.  Por, PSP nuk pranon se VMRO VPMNE-në po e përndjekin nga koka, ndërsa BDI-në nga bishti.

Pyetje e gazetarit-

Deri tani e shohim se hetime më së shumti përfshijnë kreun e VMRO DPMNE-së. Sigurisht se në atë kohë në një koalicion Qeveritar kanë qenë me partinë shqiptare Bdi për të cilën vërejmë se ka hetime vetëm nga bishti e jo edhe nga koka?

Lubomir Llape, prokuror

“Ne bëjmë hetime të bazuara në prova të mbledhura. Vetëm në bazë të provave bëjmë edhe përndjekje. Personat e dyshuar nuk janë në procedurë shkaku i përkatësisë së tyre politike por për shkak se provat tregojnë se kanë bërë vepra penale për të cilat do të vijojë procedurë më tej”

Përveç hetimeve të reja, Prokuroria Speciale njoftoi se ka zgjeruar edhe hetimin për rastin “Tarifa” dhe “Transportuesi”. /SHENJA/