Një banesë është vënë në shënjestrën e një sulmi me lëndë plasëse, por fati ka dashur që të mos shpërthejë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës në qytetin e Himarës.

Më konkretisht rreth orës 06.00, në lagjen “4 Heronjtë “, Himarë, te dera e banesës së shtetasit B.M., vjeç 59, është gjetur një shishe me lëndë djegëse e përgatitur në mënyrë artizanale.

Shishja ka qenë e qenë e ndezur, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Lënda plasëse u pikas nga i zoti i shtëpisë, i cili bëri dhe denoncimin në polici. Aktualisht po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes si dhe për zbardhjen e konflikteve që 59-vjeçari mund të ketë pasur.