Lazio e Thomas Strakoshës mposhti Crotonen e Arlind Ajetit me rezultatin e thellë 4-0. Të katër golat për skuadrën e Inzagit u shënuan në pjesën e dytë, teksa pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Të dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, si Strakosha ashtu edhe Ajeti u aktivizuan titullarë përgjatë gjithë 90 minutave. Në minutën e 68-të mbrojtësi kuqezi u ndëshkua me karton të verdhë.

Lukaku hapi serinë e golave në minutën e 56-të. Ndërsa Imobile dyfishoi shifrat në të 78-tën. Katër minuta nga fundi Luliç shënoi golin e tretë, ndërsa për t’i vendosur kapakun sfidës mendoi Felipe Anderson në të 89-tën.

Me fitoren e sotme Lazio shkoi në kuotën e 36 pikëve, ndërsa Crotone mban vendin e 16-të me 15 pikë.