Dy arinj këlysh që endeshin maleve të Bukoshit u gjendën të vrarë ditën e diel nga anëtarë të shoqatës së gjuetarëve të Suharekës.

Dikush i qëlloi me armë të vegjlit dhe sipas gjurmëve të gjakut plagosën edhe nënë e tyre e cila arriti të ikë.

Këtë akt drejtori i pyllit të arinjve Prishtina, Afrim Mahmuti e cilësoi si mizorë, përderisa ndaj këtij rasti kanë reaguar edhe drejtuesit e agjencisë pyjore të Kosovës.
Këta të fundit kanë dërguar menjëherë inspektorët në këtë vend dhe besojnë në zbardhjen e rastit.