Humbjet ekonomike lidhur me katastrofat natyrore dhe fatkeqësitë e shkaktuara nga njeriu pritet të arrijnë në 306 miliardë dollarë (258 miliardë euro) në 2017, nga 188 miliardë dollarë vitin e kaluar, sipas vlerësimeve të para të komanisë zvicerane të sigurimevve “Swiss Re” publikuar sot.

“Humbjet që rezultojnë nga siguruesit janë rritur ndjeshëm, faturat për kompanitë e sigurimeve ishin vlerësuar me 136 miliardë dollarë nga 65 miliardë në 2016”, theksoi grupi zviceran në një komunikatë.

“Viti 2017, shënuar nga uraganet Harvey, Irma dhe Maria që kanë përfshirë Karaibet dhe jugun e SHBA-së, shfaqet gjithashtu si viti i tretë më i kushtueshëm nga siguruesit”, nënvizoi siguruesi zviceran që zhvillon çdo vit një analizë që prej 1970.

“Kostot janë rritur gjysmën e dytë të vitit me uraganet që u kanë krijuar atyre vetëm 93 miliardë dëme të mbuluara nga kompanitë e sigurimeve”, vlerëson “Swiss Re” duke shtuar se fatura për siguruesit nuk është ende përfundimtare duke marrë parasysh përmasat dhe kompleksitetin e dëmeve.

Atyre u janë shtuar menjëherë zjarret në Kaliforni, dëme imobiliare që do të marrin në ngarkim siguruesit duke i vlerësuar për momentin me 7,3 miliardë dollarë, përcjell Atsh.

Viti ka qenë gjithashtu i shënuar nga tërmetet në Meksikë, shpenzimet e të cilave për kompanitë e sigurimeve janë vlerësuar më shumë se dy miliardë dollarë.

Mes katastrofave më të kushtueshme bën pjesë gjithashtu cikloni Debbie, që përfshiu në muajin mars rajonet bregdetare të pjesës verilindore të Australisë duke shkaktuar 1.3 miliardë humbje të siguruara.