Problemet me shenjëzimin e kufirit ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë po vazhdojnë edhe këtyre ditëve.

Të shtunën, autoritete sllovene filluan zbatimin njëanshëm të vendimit për kufirin me Kroacinë.

Një vendim që ishte marrë nga Gjykata e Arbitrazhit që Gjiri i Piranit t’i jepej Sllovenisë, po vazhdon të mbetet mollë sherri ndërmjet dy vendeve, transmeton lajmi.net

Kroacia sot e asaj dite ende nuk e njeh këtë vendim. Por zbatimi i këtij vendimi ka nisur në kufirin detar.

Sipas HRT sllovenët kanë bërë të ditur se nuk do t’i paralajmërojnë anijet që kalojnë andej kufirit, por do të shqiptojnë menjëherë dënime.

Vetëm sot në mëngjes, tri anije peshkimi kroate kanë lundruar në gjirin e Piranit, që kanë qenë të shoqëruara nga një anije policie kroate.

Por pas tyre kishte arritur edhe një anije tjetër e inspektimit slloven.

Policia sllovene tha se anija kroate me të kuptuar monitorimin e tyre ishte larguar.

“Pas paralajmërimit tonë se ishte anija kroate ishte vendosur në ujërat territoriale të Slovenisë, kjo anije u largua. Të gjithë u ndanë, dhe peshkatarët kroatë u larguan nga porti bashkë me rrjetat e tyre”, thonë nga policia.

Peshkatari, Ecio Kocijançiq kishte thënë se një patrullë policie vetëm po vazhdonte varkat e peshkimit.

“Sllovenët po afroheshin për të vizituar anijet, dhe u kthyem. Nuk pati incidente”, tha ai.

Ndryshe, vlen të theksohet se pikërisht demarkacioni me Malin e Zi ka mbetur si arsye që Kosova të mbetet pa viza tash e disa kohë.

Mali i Zi nuk po pranon rinegocim, kurse tashmë qeveria e drejtuar nga Haradinaj e sheh si të dëmshme versionin aktual.