Nga Albert Zekaj

Çështja e demarkacionit të kufirit më Malin e Zi, tani është njëra ndër pikat më të diskutuara në politikën ditore në Kosovë. Kjo çështje politikanëve ju është bërë therr në sy, pasi kjo çështje është kushtezuar nga Bashkimi Evropian më liberalizimin të vizave për shtetasit e Kosovës, ndërsa kjo çështje është një breng e madhe për popullin e Kosovës, dhe në veçanti për popullin që banojn në kufirin më Malin e Zi, pasi ata po humbin tokën të cilën e kishin trashëguar nga të parët e tyre, dhe brenga e tyre nuk është tani liberalizimi por humbja e tokës së tyre e cila është rreth 12.000 hektarë. Kjo marrëveshje ishte nënshkruar më 25 gusht 2015 nga zv.

Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i asaj kohe Hashim Thaçi dhe ministri i Brendshëm Skender Hyseni.Pas këtij nënshkrimi Hashim Thaçi dhe Skender Hyseni duhet të shpallen tradhtarë të Kombit Shqipëtarë dhe gjithashtu duhet të burgosen për shumë vite për këtë tradhti që i kanë bërë shtetit të Kosovës. Çështjen e demarkacionit më kufirin më Malin e Zi, që e kishte ngritur për herë të parë ishte  deputeti i Kuvendit të Kosovës Gëzim Kelmendi, më dt. 25 mars të vitit 2011, por ky shqetësim kishte hasur në vesh të shurdhër të pushtetit ekzekutiv, dhe të deputetëve të pozitës dhe të opozitës . Pas disa viteve kjo çështje ishte ngritur edhe nga Levizja Vetëvendosje, të cilët e kishin kundërshtuar, mirpo ky kundërshtim i tyre ishte i vonshëm, pasi kjo marrëveshje tani vetëm ishte nënshkruar në Vjenë nga pala e Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

Fakti më interesant ishte nga Krytari i Komisionit  Murat Meha për çështjen e demarkacionit, pasi ai në atlaset e tij gjeografike, vijen kufitare e kishte në vendin e duhur, mirpo nga presioni i madh edhe Murat Meha e pranoj vijen kufitare ashtu siç ishte nënshkruar në Vjenë, edhe ky i mjerë duhet të quhet tradhtarë dhe të denohet më burg.  Tani ka dalur në skenë Kryeministri i tanishëm Ramush Haradinaj i cili e kishte kundërshtuar këtë marrëveshje që nga nënshkrimi në Vjenë, por edhe ky u zgjua vonë nga gjumi.

Ramush Haradinaj edhe pse e kishte kundërshtuar këtë marrëveshje dhe i quante të pabesë apo tradhtarë pushtetin ekzekutiv në krye më Isa Mustafen dhe Kadri Veselin që ishin në koalicion dhe që  më çdo kusht deshironin të miratohet kjo marrëveshje në Kuvendin e Kosovës, por nga presioni që i bënte opozita kjo marrëveshje u shty për një kohë të pacaktuar nga ish-kryeministri Mustafa, që me veprat e tij tregoj së është i gatshëm ta tradhtoj Kosovën për interesat e tij, por Ramush Haradinaj prap bëri koalicion më PDK-në parti kjo që e përkrahte këtë marrëveshje, tani duhet ta kuptojmë që Ramush Haradinaj a është duke bërë politik ditorë më këtë çështje, apo do ta pranoj këtë çështje?

Para disa ditëve Ramush Haradinaj e votoj të shkoj kjo pikë në Kuvendin e Kosovës, për tu miratuar nga votoa e deputetëve, tani duhet ta kuptojmë a ka presion ndërkombëtarë për të miratuar këtë pikë apo jo. Ramush Haradinaj tani radhen e ke ti a do të bëhesh tradhtarë apo jo? Çështja e demarkacionit të kufirit më Malin e Zi, është shumë e dëmshme për shtetin e Kosovës, tani kjo çështje ka mbetet në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të presim a do të votojnë pro apo kundër kësaj marrëveshje?

Mbetet të shihet a do të shpallen tradhtarë, më votën e tyre apo jo?