EVN Maqedoni i mohon në tërësi publikimet e fundit ku tregohet një faturë me çmim të lartë të energjisë elektrike. Në vazhdim, plotësojmë se fatura në fjalë i takon periudhës së muajit shkurt të vitit 2015 dhe e njejta është korrigjuar menjëherë pas lëshimit.

Pasi që bëhet fjalë për situatë që ka ndodhur para dy vitesh dhe e njejta është zgjidhur me sukses, këto publikime i konsiderojmë si keqpërdorime me qëllim të keqinformimit të publikut dhe konsumatorëve tanë.

EVN Maqedoni është gjithmonë e hapur për bashkëpunim,zgjidhje dhe tejkalim të problemeve eventuale që mund t’u shfaqen konsumatorëve.