Vendimi i presidentit amerikan Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit ka dhënë efektet e saj të menjëhershme në vend, shkruan portali izraelit Haaretz.

Si rezultat i këtij vendimi nga ana e presidentit Trump, pas goditjes së bazave të Hamasit nga raketat e lëshuara nga forcat izraelite, tani vjen edhe një goditje në ekonominë lokale, pasi delegacionet e teknologjisë së lartë nga Japonia dhe Kina morën vendim të anulojnë udhëtimet e tyre në Izrael.

Delegacioni kinez citoi një paralajmërim udhëtimi nga Ministria e Jashtme kineze, që ndalon udhëtimet në grupe të mëdha për në Izrael.

 Japonia është e shqetësuar për situatën e sigurisë pas njoftimit të Trump, dhe pret që konflikti të ndikojë në programet e investimeve të këtij vendi në Izrael. /tesheshi.com/