Interi është afër firmës me Stefan De Vrij, me mbrojtësi hollandez që nuk ka ndërmend të rinovojë me Lazio-n dhe zikaltërit janë hedhur në sulm që tani, për të siguruar shërbimet e 25 vjeçarit në qershor, muaj kur i mbaron edhe kontrata me klubin nga kryeqyteti italian.

Siç raporton “La Gazzetta dello Sport” Piero Ausilio dhe Ëalter Sabatini kanë nisur ofensivën që tani për të bindur lojtarin që të firmosë me Interit por operacioni ka ngecur në hallkën drejtuese, me presidencën zikaltër që nuk pritet të nxitohen përpara fundit të sezonit, pasi Fair Play Financiar kërcënon arkat e Suning.

Sipas kësaj gazete një marrëveshje midis lojtarit dhe Interit ekziston, dhe nëse goditja realizohet, De Vrij do të marrë 3.5 milionë euro në sezon, ndërsa pritet që të firmosë një kontratë 5 vjeçare me zikaltërit.