Daut Haradinaj: Është keqkuptuar, Ramushi nuk ia rriti vetës pagën

“Opozita dhe shoqëria civile kanë rolin aktiv në kundërshtimin e atyre që i shohin si pengesë, ka pasur një mori vendimesh që mendoj se kanë qenë pozitive, prej shkarkimit të ish-Komisionit për Demarkacion deri tek shpronësimet në Shipitullë dhe Hade”.

“Nuk kanë qenë vendime të lehta, krijimi i fondit për veteranë, për gratë e dhunuara që më të vërtetë jemi vonuar, ka pas një mori vendimesh që mendoj se janë për tu komplimentuar”.

“Hiq zëvendësministrat dhe rrogat që nuk janë hiç popullore, edhe ato nuk i kisha komentuar, por nëse shohim të tjerat, mendoj që ka qenë qeverisje shumë dinamike”.

Megjithatë, Haradinaj ka thënë se kryeministri nuk ia ka rritur vetes rrogën.

“Edhe pa to kish mujt, por mendoj se është keqkuptuar se Ramushi nuk ja ka rritur rrogën Ramushit, po ja ka rritur pozitës së kryeministrit. Kryeministri duhet të ketë kredibilitet në Kosovë, ne kemi borde që emëron Qeveria e rrogat e tyre shkojnë deri 6000 euro, këshilltarët e presidencës i kanë rrogat nga 2000-3000 euro e askush nuk i komenton”, thotë Haradinaj.

“Nuk po them që janë popullore, por hiqi këto dyja, tek temat e vendimmarrjes, mbi 200 vendime, kanë marrë vendime shumë domethënëse që kanë ndikuar drejtpërdrejtë tek qytetarët”, ka treguar ai.