U.d kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Darko Dimovski dhe kryetari i AOGJSH-së Peco Grujovski janë kandidatë për kryetarë të LSM-së.

Kryesuesi i Kryesisë të Kongresit të jashtëzakonshëm Robert Simonovski deklaroi se mes këtyre dy kandidatëve do të zgjidhet lideri i ri në vazhdimin e sotëm të Kongresit të jashtëzakonshëm.

“Proceset demokratike në Lidhjen e Sindikatave do të ruhen plotësisht dhe të gjitha ato spekulime të cilat u paraqitën në periudhën e kaluar janë evituar dhe sot kemi dy kandidatë potencialë që do të hyjnë në zgjedhjen e mundshme të LSM-së”, deklaroi Simonovski.

Ai nuk pret kurrfarë pakënaqësie dhe, siç tha, dyert në Kongres janë të hapura për të gjithë.