Nga 1 janari i vitit 2018 fillon dorëzimi elektronik i përllogaritjeve për tatim personal të të ardhurave, ndërsa nga viti 2019 duhet të fillojë dhënia e Fletëparaqitjes së plotësuar tatimore vjetore nga ana e DAP-it, bëri të ditur sot drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska.

Në ngjarjen përfundimtare nga projekti njëvjeçar, që mundësoi krijimin e veglës së re elektronike të DAP-it – “e-tatim personal të të ardhurave”, ministri i Financave, Dragan Tevdovski, tha se ndryshimet e nevojshme ligjore për këto reforma në DAP tashmë janë hartuar dhe deri në fund të vitit duhet të miratohen.

“I sendërtuam praktikat më të mira evropiane sipas reçetës së Maqedonisë dhe zhvilluam shërbime me të cilat mundemi të ecim krah për krah me administratat tatimore moderne”, theksoi Lukareska dhe shtoi se reformat në DAP, në mënyrë drastike do ta ulin pritjen e deritanishme para sporteleve.

Udhëheqësi për bashkëpunim pranë Delegacionit të BE-së në Shkup, Nikolla Bertolini, tregoi se reformat e financave publike janë hap kyç përgatitjen e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në BE.

“Transparenca fiskale dhe kontrollet e përforcuara të brendshme publike”, përmendi Bertolini, duhet të jenë prioritet për autoritet kombëtare.

Maqedonia për reformat në DAP ka mbështetje prej 6,2 miliona euro, ndërsa projekti nga i cili doli “e-tatim personal të të ardhurave” ishte financuar me  98.530.000 euro.