Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas luftës që bëri sot në Kuvend, ka habitur sërish me deklaratën e saj këtë herë në lidhje me Presidentin Ilir Meta.

Ajo është shprehur se Meta është bashkëfajtor në gjithë këtë dhe bashkëpunëtor i këtij kaosi.

Sipas saj, Meta i ka dhënë pushtet të tepërt Ramës.

Pjesë nga biseda:

Tare: Kryeprokurorja e re duhet dekretuar nga Presidenti?

Kryemadhi: Presidenti është bashkëfajtor në gjithë këtë. Është bashkëpunëtor i këtij kaosi. Ai fuqizoi dhe i la pushtet të tepërt Edi Ramës për të kriminalizuar shoqërinë shqiptare.

Tare: Do të kërkoni shkarkimin e Ilir Metës?

Kryemadhi: Ta shkarkojnë që nesër. Ai nuk është anëtar i Partisë tonë.

Çipa: Kjo është akuzë e fortë. /albeu