Ronaldo ka barazuar Messin dhe Lewandowskin me gola të shënuara në një vit kalendarik.

Goli në finale të Kupës së Botës për Klube kundër Gremios, ishte i 53 në vitin 2017 për Cristiano Ronaldo me klub dhe Kombëtare.

Fituesi i Topit të Artë për vitin 2017, ka barazuar kështu Lionel Messin dhe sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, që gjithashtu kanë shënuar nga 53 gola.

Mbetet të shihet se cili do të mbajë për vete këtë rekord, apo do të ndahet mes tyre