Thibaut Courtois mund të largohet nga Chelsea më 2019 si transfer i lirë, pasi që belgu po vazhdon që t’i shmangë negociatat për zgjatje të kontratës në Stamford Bridge, sipas The Sun, transmeton Klan Kosova.

Nëse kampionët në fuqi të Anglisë nuk arrijnë marrëveshje me portierin e tyre, atëherë ata do ta “detyrojnë” që ta përfundojë kontratën aktuale në vend se të fitojnë para nga shitja eventuale e tij.