Antonio Conte ka treguar mënyrën se si Eden Hazard mund të fitojë një ditë Topin e Artë

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se e vetmja mënyrë që Eden Hazard të fitojë Topin e Artë është nëse ai fiton tituj me skuadër dhe Kombëtare.

Italiani tha se Hazard ka aftësi për t’u bërë më i miri, por thotë se duhet ta fitojë, Premierligën, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian.

“Unë e përsëris gjithnjë të njëjtin koncept: Nëse e dëshironi Topin e Artë, atëherë ju duhet të fitoni ligën, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian”, tha Conte gjatë konferencës për media para ndeshjes me West Hamin.

“Hazard vitin e kaluar e fito ligën dhe këtë edicion ishte në mesin e më të mirëve. Ai ka më të vërtetë potencial për t’u bërë më i miri, por duhet të fitojë tituj”