Fabio Conetrao ka postuar një foto në Twitter, duke ua uruar të gjithëve Krishtlindjen

Mbrojtësi i majtë portugez, Fabio Coentrao është bërë hit në rrjetet sociale, pas fotografisë të postuar për Krishtlindje në Twitter.

Ai së bashku me familjarë dhe miq shihet duke darkuar ulur dhe jo në tavolinë.

Njerëz të ndryshëm anembanë botës e kanë kritikuar se pse nuk janë të ulur në tavolinë si shumica e njerëzve.

“Ju përfitoni miliona euro dhe nuk keni para për të blerë një tavolinë”, shkruan në tifoz.

“Çfarë nuk është në rregull, a ua kanë vjedhur karriget dhe tavolinën”, shkruan një tjetër.

“Fabio, blejë një tavolinë”, shkruan dikush tjetër.

Coentrao këtë sezon është i huazuar nga Real Madrid në Spoprting, ku ka luajtur 18 ndeshje, duke shënuar një gol dhe dhuruar dy asistime.