Çmimi i naftës ka shënuar një rritje të konsiderueshme në Shtetet e Bashkuara Çmimi i naftës i vlerësuar në New York ka kaluar sot pragun e 60 dollarëve, për herë të parë që prej qershorit 2015, nën ndikimin e një shpërthimi të një gazsjellësi në Libi. Një fuçi naftë “light sweet crude” (WTI) për shitje në muajin shkurt, referencë amerikane për naftën bruto, u rrit me 1,53 dollarë duke arritur në 60 dollarë rreth orës 19:15 GMT në New York Mercantile Exchange para se të pësonte një rënie të lehtë.