Në 58 komuna në rajonet pesë dhe gjashtë, toka ndërtimore për kompletim të parcelës për ndërtimin e konvikteve të nxënësve dhe studentëve, si dhe azil për pleq për qëndrim të personave të moshuar, për fëmijë pa prindër apo për persona të pakujdesur do të shitet me marrëveshje të drejtpërdrejtë me çmim prej 70 denarësh për metër katrorë.

Siç sqaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, ky çmim dhe marrëveshja e drejtpërdrejtë vetëm për kompletimin e parcelës ndërtimore për këtë dedikim. Toka  tjetër e RM-së edhe më tej do të shitet me thirrje publike. Ndërtimi i objekteve do të zhvillohet konform planeve urbanistike ekzistuese.

Zgjedhja e komunave, potencoi, është bërë në bazë të vlerësimeve për interes për ndërtimin e objekteve për këtë dedikim, por edhe nevoja që të nxitet zhvillimi i komunave të caktuara.

Shtoi se me këtë masë gjithashtu do të stimulohet sektori privat, do të tërhiqen investues të rinj, ndërsa do të kontribuojë edhe për rritje ekonomike dhe zhvillim më të barabartë në shtet.

Çmimet e deritanishme, të cilat për këto rajone arrinin prej 1.600 deri 400 denarë për vend të banuar dhe jashtë vendit të banuar, në komuna të ndryshme.

Vendimin për uljen e Dispozitës për vlerën e çmimit të tokës ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonisë dhe vlerën e shpenzimeve të posaçme për zbatimin e procedurave për tjetërsim dhe dhënie me qira e mori Qeveria në seancën e kaluar në propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.