Manchester City është mposhtur 2:1 ndaj Shakhtar Donetsk, për të përfunduar fazën e grupeve si lider, ndërsa ukrainasit në vendin e dytë

Shakhtar Donetsk ka mposhtur 2:1 Manchester Cityn, për t’u kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë.

Golat për vendësit i shënuan Bernard dhe Ismail në pjesën e parë, ndërsa për Cityn shënoi Aguero nga penalltia.

Pas kësaj ndeshje, Manchester City mbetet lider në Grupin F me 15 pikë, tri më shumë se sa Shakhtar në vendin e dytë.

Napoli pas kësaj ndeshje ka mbetur jashtë Ligës së Kampionëve, pasi renditet vetëm në vendin e tretë më 6 pikë, duke siguruar kalimin në Europa League.