Manchester City ka vazhduar me paraqitje fantastike në Premierligë, duke mposhtur Newcastle unë udhëtim 0:1

Skuadra e Pep Guardiolas ka vazhduar ecurinë fantastike të fitoreve në Premierligë, duke mposhtur në udhëtim Newcastle 0:1, për të shënuar kështu fitoren e 18 më radhë dhe të 19 në 20 ndeshje.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi sulmuesi anglez Raheem Sterling.

Pas kësaj fitoreje City mban pozitën e parë më 58 pikë, 15 më shumë se sa Manchester Unitedi në vendin e dytë.