​Drejtuesit e Manchester Cityt janë shumë të lumtur me punën e belgut, Kevin de Bruyne

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne këtë sezon është një nga lojtarët më të mirë në Premierligë, duke asistuar dhe shënuar gola në vazhdimësi për skuadrën e tij.

Sipas BBC, drejtuesit e Cityt janë duke përgatitur një kontratë afatgjate për belgun dhe marrëveshja është shumë pranë.

De Bruyne shihet si pika kyçe e skuadrës së Pep Guardiolas, i cili shumë herë e ka lavdëruar belgun, duke e quajtur si një nga lojtarët më të mirë me të cilët ka punuar.

Përveç tij, City ka nisur bisedimet për zgjatjen e kontratës edhe me Fernandinho. Kontrata aktuale e brazilianit skadon në fund të këtij sezoni.