Me skeçet e tij për shumë vite me radhë ai ka arritur të bëhet ndër humoristët më të njohur në vend.

Bëhet fjalë për humoristin e njohur Rasim Thaçi i njohur me emrin artistik “Cima”,

Skeçet e tij vazhdojnë të jenë të pëlqyera edhe në ditët e sotme.

Ndonëse gjithmonë ka qenë i angazhuar, Cima asnjëherë nuk e ka lënë anash familjen e tij që është më e rëndësishmja.

Së fundmi ai në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me bashkëshorten Shukrien, vajzën Adelinën e që njihet si njëra ndër këngëtaret me zërin më të veçantë dhe dy djemtë.

“me familjen time”, kishte shkruar Cima.