Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski, ka vendosur që të kthejë paratë nga kompenzimet për anëtarët  dhe të punësuarit në KSHZ.

Ndërsa tha se nëse nuk ka opsion për t’i kthyer paratë nga vendimi për pagesë të bonuseve, në këtë rast do t’i donoj kompenzimet e marrura.

Në seancën e sotme të KSHZ-së si pikë të dytë të rendit të ditës do të shikohet edhe vendimi për paga shtesë të antarëve të KSHZ-së dhe të punësuarit në këtë institucion.