Sipas parashikimeve statistikore të CIA-s, deri në vitin 2050 në Republikën e Maqedonisë do të ketë 4.4 përqind më pak banorë.

Në Malin e Zi, do të ketë 7.9 përqind më pak njerëz, në Kroaci me 7.7 përqind, në Bosnjë dhe Hercegovinë me 8.2 përqind. Rumania do të përballet me rënie të popullsisë me 8.2 përqind, dhe në Greqi numri i banorëve do të reduktohet deri në 10 përqind. Parashikimi i CIA-n është bërë për Serbinë, ku parashikohet që do të ketë 32.2 popullësi më pak popullsi. Studimi “Pllaka e bardhë” përfshiu gjithë Evropën.

Në studim shihet edhe rënia e popullësisë në Lituani që do të jetë 37.6 përqind, në Moldavi 44.1 përqind, në Letoni 35.8 përqind. Këtu parashihet, edhe Gjermania, do të ketë një popullsi prej 12.8 përqind më pak. Në këtë parashikim, vetëm Kosova do të ketë një ekuilibër pozitiv krahasuar me vendet e tjera dhe rreth 17 përqind më shumë qytetarë.