Historia e dashurisë së Chris Martin dhe Dakota Johnson është serioze, shkruan revista amerikane Us Weekly.

Këngëtari i grupit Coldplay dhe aktorja e “50 hijeve”, janë çift në të gjitha efektet, edhe pse sipas thashethemeve , frekuentimet e tyre të para janë që prej tetorit.

Të lidhur nga pasioni për muzikën dhe udhëtimet të dy kohët e fundit kanë shkuar bashkë në Izrael në një koncert të Nick Cave. Ashtu si ish bashkëshortja Gwyneth Paltrow me të cilën ka marrëdhënie të mira, edhe Chris Martin është sërish i lumtur në dashuri.

Një burim pranë çiftit i tha Us Weekly se “Dakota dhe Chris po frekuentohen vërtet.Po njihen shumë mirë dhe ndihen mjaft mirë me njëri tjetrin. Chris i dërgon Dakotës muzikën e tij për të marrë mendimin e saj. Është diçka më shumë sesa një flirt i thjeshtë”.

Dhe ndërsa shtohen zërat mbi ta, Chris e Dakota të parë jashtë për darkë bëjnë gjithçka për të ruajtur privatësinë, saqë asnjë fotograf nuk ka arritur ti fotografojë në sjellje konfidenciale.