Duket se Rihanna është e preferuar e djemve shqiptarë. Kur themi djemve kemi parasysh këngëtarët shqiptarë të cilët herë pas here shihen të komentojnë tek fotot e saj.

Ishte Noizy ai që i komentonte fillimisht, duke arritur ta quaj edhe “nuse”, por mesa duket nuk qenka i vetmi. Së fundmi ka komentuar edhe Young Zerka.

Rihanna ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shihet me një pallto të gjatë e me ngjyra, e në mesin e mijëra komenteve, u pa edhe nga këngëtari shqiptar.

“Kështu, ti i kthen komentet vetëm atyre që e blejnë buzëkuqin tënd por kurrë atyre që e këndojnë një këngë vetëm për ty. Sidoqoftë më pëlqen pallto jote”, ka shkruar Zerka.

Kujtojmë që Zerka kishte një këngë me titull “Like Rihanna”, projekti i cili ka sot miliona klikime në youtube dhe vazhdon të dëgjohet edhe sot.

Image