Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kanë qenë këtë pasdite të pranishëm në një promovim libri.

Dy zyrtarët e lartë kanë marrë pjesë në promovimin e librit të Valbona Zenelit, profesoreshë e Qendrës Marshall. Bëhet fjalë për librin “Në opinionin tim”, i cili është promovuar në një nga lokalet e Tiranës, dhe që ka bashkuar Presidentin Meta dhe ambasadorin Lu.