Carl Sagan themeluesi i paharruar i projektit SETI ne moshen 32 fliste per disqe fluturuese. Eshte nje pjese e historise se televizionit ajo qe se fundmi eshte publikuar ne YouTube nga CBS pas nje pune te gjate per kete video. Ne te njejtin vit, astronomi i ri publikonte librin” Intelligent Life in the Universe “, sebashku me sovjetikun Iosif Sklovskij.  Ne kete liber, nje bashkepunim shkencor gjate Luftes se Ftohte, Sagan dhe kolegu i tij benin studime te hollesishme dhe ngrinin pyetje qe, fatkeqesisht, nuk kane ndryshuar as gjysem shekulli me vone. Kjo si per arsyen se ishin vizionare ne sensin me te mire te fjales, dhe per ate se gjithe prezenca e planeteve ekstrasolare (jashte diellit) nuk ishte aspak e provuar ne vitin 1960, perkundrazi – dhe e gjithe kjo linte te kuptonte nje kerkim per jeten aliene me te lhete per t’u gjetur.

“Mbaj mend shume mire se ku ndodhesha kur Epoka e Hapesires filloi. Ne ate Tetor te 1957 isha nje student ne Doktorature per Astronomi  ne Universitetin e Chicago-s…Isha i sigurte se nje dite udhetimet ne hapesire do te ishin te mundura…megjithate fluturimi i Sputnik 1 me gjeti te papergatitur. Nuk e kisha imagjinuar qe sovjetiket te kishin kaluar amerikanet…Enderrat e vizionareve shkencetare dhe shkrimtaer, Kostantin Tsiolkovsky, Goddard, Von Braun, H.G. Wells, Edgar Rice Burroughs, po realizoheshin…”

(Carl Sagan, Dream Are Maps: Exploration and Human Purpose, The Planetary Report, 1992)

Me keto fjale Carl Sagan kujtonte fillimin e epokes se hapesires, kur ende ishte nje student i ri dhe i panjohur i astronomise.

Por ishte pikerisht ne nje moshe te vogel qe filloi te fantazonte mbi bote te ndryshme jashtetokesore, atje lart, ne thellesine e hapesires. “Ishte absolutisht e qarte per mua se, nese yjet ishin si Dielli yne, duhet te kishin rreth tyre planete, ne te cilet mund te kishte jete…Kete e mendova kur akoma nuk kisha mbushur 8 vjeç”

Me fantazine qe nuk do ta braktiste kurre, Carl Sagan filoi keshtu aventuren e tij te madhe ne kerkim te jetes jashtetokesore. Kerkim ky qe do ti merrte pjesen me te madhe te energjive dhe per te cilen, do te kujtohet dhe per vepren e shperndarjes se ketyre informacioneve.

Por, siç do te kujtonte Steven Squyres, nje nga studentet e tij me te mire, sot profesor ne Cornell University: “Te ndriçuar nga talenti i tij fantastik komunikativ, shume prej njerezve harrojne se ai ishte dhe nje fizikant i perkryer”.

Dhe ne fakt Sagan ishte vertet fenomenal. Shkencetar i klasit te pare dhe nje force terheqese e pashtershme ne kerkimin e jetes ne planete te tjere, kishte perbrenda tij imagjinaten e çmendur te nje enderrimtari me ate te nje shkencetari skeptik, qe i lejonte te vleresonte me qartesi, pa qene perbuzes, shume i shpejte apo dogmatik, pozicionet e ndryshme me te tijat. Karriera e te riut Sagan filloi ne moshen 16 vjeçare kur u regjistrua ne Universitetin e Chicago-s; nente vjet me vone, ne 1960, arriti ne Doktoraturen ne astrofizike pasi kishte marre specializimin ne fizike dhe diplomen (niveli 3-vjeçar ose bachelor) ne artet e lira.

Pas fantazive rinore mbi alienet, qellimi i tij doli qartesisht gjate nje kongresi astronomesh perqendruar ne mundesite qe jepnin valet radio ne kerkimin e jetes jashtetokesore.

Kjo per te ishte si ndriçimi ne rrugen per Damask (shembull ne Bibel). Ne 1962 publikoi nje veper me Joshua Lederberg, fitues i çmimit Nobel per mjekesi dhe fiziologji ne 1958, mbi mundesine qe ne Mars te kishte jete.

Per nje mbeshtetes te forte te jetes jashtetokesore si ai, drita e kuqe e planetit ishte si nje fener qe ndriçoi shpresat e tij me te medha, edhe pse pelqente te perseriste “deklarata te jashtezakonshme kerkojne gjithashtu prova te jashtezakonshme”. Por ne ate periudhe, ne Planetin e Kuq prova te tilla (te jashtezakonshme) nuk kishte dhe aq shume. Perpara se sa Misioni Mariner 4 te fluturonte rreth planetit ne 1965, ne Mars akoma besohej se egzistonin kanalet e famshme te vizatuara nga Giovanni Schiaparelli ne fund te viteve ‘800. Dhe jemi vetem 46 vite me pare…

Me programin Mariner, Marsi ndryshoi fytyre: nga planet i ngjashem me token, ne nje toke te zhveshur dhe te shkretuar deri ne ate te nje planeti me nje te kaluar, e ndoshta dhe nje te tashme, me te gjalle dhe interesante se sa mund te imagjinohej.

Dhe nuk ishte fale imagjinates se tij qe Sagan bente pjese ne skuadrat qe zhvilluan projektet Mariner dhe Viking, derisa u kthye ne nje elementet me te rendesishem dhe influente ne programet e kerkimit te Nasa-s.Kur sonda Mariner 9 mberriti ne Mars, ne 1971, nxori ne dukje nje planet per shume aspekte te ndryshem: nje planet me te gjalle dhe interesant se sa nje shkemb i shkretuar hapesire qe kishin treguar misionet e meparshme. Ky fakt ndezi se tepermi imagjinaten e Sagan. I cili, pikerisht nga te dhenat qe dergoi Mariner 9, kishte interpretuar me te drejte ate qe shkencetaret kishin quajtur “vala e erresimit”.

Sipas disa kerkuesve, midis tyre Carl Slipher, ajo zone e madhe e erret qe shihej ne siperfaqen e planetit nuk ishte tjeter veçse nje zone e pasur me gjelberim; per Sagan, nuk ishin peme ato qe shikonin por vetem erera te forta qe ngrinin re pluhuri ne siperfaqen e planetit.

Sonda Mariner 9 vertetoi qe Sagan kishte patur te drejte. Dhe jo rastesisht, disa vite me pare, Sagan kishte mund te mire-interpretonte origjinen e temperaturave te larta ne siperfaqen e Venusit, te parashikuara nga ai mbi bazen e nje efekti serre gjigand.

Kur Nasa filloi programin Viking, i dedikuar per te kerkuar shenja jete ne Mars, Sagan, mbeshtetes entuziast i projektit, iu desh te perballonte nje sere diskutimesh, ndonjehere dhe surreale me koleget skeptike dhe mbi te gjitha pa te prire per te pranuar shpenzimin e nje shume te madhe parashe ne nje mision me mundesi te larta deshtimi. Ne librin “Ne kerkim te jetes ne Mars” Henry Cooper, kujtonte diskutimet qe kishte me Sagan per sa i perket formave te jetes makroskopike (“makrobet”) ne gjendje per te lene gjate nates rreshta gjurmesh ne siperfaqen e planetit.

Kur nderhyri dhe Lederberg, diskutimi kaloi ne surreale: “Meqenese ne Mars ben kaq fohte eshte e pamundur qe te egzistojne krijesa te nates…eshte me e lehte qe te jene ne gjume”.

Megjithe shkembimin e ideve me raste dhe origjinale, problemi ishte vertet impenjativ dhe pyetja se ciles i duhej dhene pergjigje ishte, ne banalitetin e saj, e nje veshtiresi te madhe: si do te duhej te funksiononte Viking per te kerkuar gjurma jete ne Mars?

Carl Sagan ndodhej ne ambjentin e tij ideal.

Pasi u kerkoi kolegeve nje perkufizim te sakte te kuptimit te jetes, meqenese pyetja kryesore ishte pikerisht kjo, dhe nje seri parametrash te nevojshem per ta gjetur ate, vendosi kriterin e tij qe e quajti “ç’ekuilibri termodinamik”: shkurtimisht, çfaredolloj gjeje qe kerkonte nje konsum energjie, mund te ishte nje tregues jete. (Pikerisht per kete perkufizim do te therritej per te rishkruar perkufizimin e fjales “Jete”, per Enciklopedine Britanike)

Ne fund misionet Viking u nisen sipas programit me eksperimentet e tyre ne bord. Megjithe mendimet e jo te gjitheve dakord (edhe sot), misionet Viking nuk gjeten prova te rendesishme te formave te jetes ne Mars. Natyrisht Sagan ishte me teper i mendimit qe nuk ishin gjetur prova te mjaftueshme per te qene kunder kesaj. Ne ato vite te gjysmes se ’70, Sagan gjeti nje aleat te vlefshem dhe po aq entuziast ne nje nga pionieret me te medhenj ne kerkimin e jetes jashtetokesore, Frank Drake.

Sebashku perçuan nje program eksplorimi kozmik te bazuar ne nje radioteleskopit te fuqishem ne Arecibo.

Sagan besonte shume ne radioteleskopet dhe ne valet radio per te derguar dhe marre sinjale nga qyteterime jashstetokesore. Por jo te gjithe ishin entuziaste per programet e tij, dhe jo te gjithe ushqenin per te nje simpati te veçante. Me shume se nje here iu desh te mbrohej nga kolege sqimatare dhe mbi te gjithe nga politikane pak te prirur per te dhene financime per nje dege te kerkimeve per ata kaq pak produktive.

“Nevojitet nje rrjet boteror i mirekoordinuar dhe strukturuar per kerkimin e jetes jashtetokesore”, ishte klithma e betejes se tij te leshuar me nje aftesi te madhe prej mahnitesi qe ai e kishte aq te zhvilluar. Aftesi qe i solli disa antipati serioze: “Carl ishte kaq i mire ne relacionet me publikun saqe i solli xhelozi nga ana e atyre kolegeve qe nuk ishin po aq te mire si ai…”, deklraon Elliot Levinthal, koleg i Sagan per shume vjet.

Megjithate, Sagan vazhdoi ne rrugen e tij, duke u bere nje nga me influentet ne Nasa.

Kur Agjencia Hapesinore e NASA-s u pergatit te leshonte ne 1992, pas gati 20 vitesh pas Viking, sonden Mars Observer, Sagan nuk kurseu fjalet shume kritike drejtuar agjencise per menyren e trashe dhe pa strategji te veçante te ndjekur ne rrugen e kerkimit te jetes jashtetokesore.

Per Sagan dergimi i vetem nje sonde dhe me çmim teper te larte ishte thjesht qesharak. Goldin, ne ate vit administratori i ri i Nasa-s, kujton: ” ..pretendonte [Sagan] aq ai [leshimi i sondes Mars Observer] nuk ishte fare nje program, por thjesht nje ngjarje sporadike, anija e fundit qe dilte nga porti”. Dhe serish: “Megjithese kisha nje mal me pune te tjera dhe kisha folur me shume persona te tjere, Carl me bindi qe te pergatisnim nje strategji, te kishim nje vizion per Marsin”.

Dhe strategjia, per merite te vizionarit te madh, mori forme dhe trup. Keshtu, pak a shume, lindi nje program me kendveshtrim te gjeren qe parashikonte leshimin drejt Marsit nje numer te arsyeshem sondash te vogla me nje çmim te ulet me detyra te sakta kerkimi. Programi filloi me suksesin e sondes se pare Mars Pathfinder ne 1996, se ciles ju bashkangjit ne te njejten periudhe Mars Global Surveyor. Por Sagan nuk arriti te gezonte zbulimet e medha te robotit Sojourner; vdiq ne 20 dhjetor 1996 pas nje lufte me nje semundje te veshtire per t’u mundur.

Per nder te tij baza nga e cila hodhi hapat e pare roboti Sojourner u titullua “Carl Sagan Memorial Station”.

Bill Murray, gjeolog i nderuar i Californian Istitute of Tecnology, me te cilin Sagan pati rastin te kishte nje diskutim te zjarrte mbi çeshtjet e egzistences se jetes jashtetokesore (Murray nuk ishte optimist si Sagan) shpresonte qe, megjithe diskutimet, “pasioni i tij i madh, kerkimi i jetes jashtetokesore, veçanerisht asaj inteligjente, do te lulezonte ndersa ishte akoma gjalle”.

Me zhdukjen e Sagan shpresat e Murray u fashiten dhe, mbi te gjitha, u ndje boshlleku i lene nga nje mendje analitike por origjinale dhe vizionare e dikujt qe “duhet se s’ben te jape ide ne kufi me te arsyeshmet per te provokuar kerkuesit deri ne piken per ti motivuar ata…”.

Nga Carl Sagan, gjithsesi, ngelet nje trashegimi e madhe. 600 shkrime shkencore dhe publikime te panumerta bejne pjese e asaj pasurie kulturore nga e cila duhet te perfitojme me te dyja duart. Talenti i tij i jashtezakonshem ne menyren e rrefimit te shkences e çoi ne te qenit nje autor dhe kurator i gati njezet librave, shume prej te cileve jane bestseller, te drejtoje nje seri televizive, Cosmos, me nje sukses boteror.

Pa harruar qe ishte, per dymbedhjete vjet, krye-redaktor i Icarus, revista leader dedikuar kerkimit planetar, si dhe bashke-themelues dhe presidenti i pare i Planetary Society dhe pati nje seri te gjate mirenjohjesh midis te cilave mirenjohjen e larte te dhene nga National Academy of Science. Por mbi gjithçka, ajo qe ngelet nga Sagan eshte shpirti i tij, enderrimtar dhe analitik, vizionar dhe skeptik, gjithmone gati me imagjinaten e shfrenuar qe e karakterizonte duke ndjekur te dhenat shkencore dhe duke ndjekur dhe rruge alternative ose shume pak te frekuentuara.

Shume prej studenteve te tij qe sot mbajne pozicione te rendesishme, jane deshmia me e mire ne kujtim te mesuesit te tyre dhe menyres se tij te te menduarit. Nje menyre te menduari e lire te levizste ashtu si deshironte. Per kete arsye jo vetem qe realizoi kerkime te rendesishme mbi origjinen e jetes ne Toke, duke deshmuar mundesine e formimit te aminoacideve ne nje atmosfere primitive prej metani, amoniaku, uji dhe sulfur hidrogjeni te rrezatuar nga drite ultraviolete, por çoi perpara kerkime ne dege te shkences ne dukje jashte fushes se tij te kerkimit.

Ishte pikerisht ai, ne fakt, qe, bashke me nje grup kolegesh, paralajmeroi komunitetin boteror ne fillim te viteve Tetedhjete mbi te ashtequajturin “dimer berthamor”. Sagan paralajmeroi se, si pasoje e nje lufte berthamore, atmosfera do te mbushej nga nje sasi e jashtezakonshme pluhuri duke e mbuluar planetin dhe provokuar nje ulje te menjehershme dhe te pandalueshme te temperaturave, duke e bere jeten, ate qe do te mbijetonte, praktikisht te pamundur.

Teoria, sipas Sagan, lindi si rrjedhoje e nje studimi qe beri te dhenave te derguara nga Mariner 9 nga siperfaqja e Marsit te goditur nga nje stuhi e madhe rere.

Shkruajti njehere ne nje nga librat e tij (Pale Blue Dot) se: “nuk mund te parashikohet se ku do te na çoje shkenca”. Patjeter qe per Sagan, kerkimi shkencor, dhe ne veçanti kerkimi i jetes jashtetokesore ishte me teper se sa nje program i thjeshte kerkimi.