Fabio Capello nuk do të jetë trajner i ri i Milanit.

Biri dhe menaxheri i tij, Pierfilippo ka theksuar se Capello do të mbetet në drejtim të Juiangsu Suning në Kinë. “Oferta nga Milan? Mua nuk më duket se qëndron”, u shpreh ai për “Sport Italia”.

“Kam darkuar me të të dielën dhe më ka thënë se do të mbetet në Kinë te skuadra e Jiangsu”, theksoi biri i Fabio Capellos.