Emre Can ka vendosur përfundimisht që të mos vazhdojë kontratën e tij me Liverpoolin

Mesfushori gjerman, Emre Can në fund të sezonit do të jetë lojtarë i lirë, kur edhe skadon kontrata e tij me Liverpoolin.

Sipas Rai Sport, Can ka vendosur që gjatë verës së ardhshme të transferohet në Itali të kampioni aktual, Juventus.

Ai do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare deh do të përfitojë nga 4 milionë euro në sezon, duke u bërë një nga më të paguarit në skuadër.

Për shërbimet e tij interesohej edhe skuadra tjetër italiane, Inter.