Gjykata federale në Argjentinë urdhëroi sot që t’i hiqet imuniteti senatores dhe ish-presidentes Kristina Kirhner për shkak të hetimit për atentatin në vitin 1994 ndaj qendrës kulturore hebraike në Buenos-Ajres, në të cilën e humbën jetën 85 persona.

Gjykata urdhëroi që të arrestohen edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme Ektor Timerman dhe nëpunës të tjerë të lartë.

Kundër Kirhnerit po zhvillohet edhe një proces gjyqësor për “Tradhti” për shkak të marrëveshjes të cilën e ka nënshkruar me Teheranin për porositësit e dyshuar të sulmit që të merren në pyetje nga përfaqësues argjentinas në Teheran.

Që t’i hiqet imuniteti, duhet të votojnë dy e treta e senatorëve. Ajo u zgjodh për senatore në tetor, por do ta marrë funksionin më 10 dhjetor. Sulmi ndaj qendrës hebraike është më i rëndi në historinë e Argjentinës me 85 viktima dhe qindra të plagosur. Prej atëherë askush nuk ka marrë përgjegjësi për të. Izraeli dhe gjyqësia argjentinase e akuzojnë Iranin.