Nesër pas orës 14.00 do të zhvillohet takimi midis kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ku gjithçka do të definohet rreth koalicionimit, informojnë për INA burime nga ASH.

Në këtë takim pritet të diskutohet për resorin ministror të shëndetësisë, që LSDM lansoi se do ta marr, ndërsa në këmbim do ti jepet posti i zvkryeministrit për reforma dhe posti i zvministrit të shëndetësisë.

Siç bëhet e ditur Zaev ditëve të fundit është hamendur nga kalkulimet e bëra, se a do të mbajë koalicionimin me ASH, apo do llogarisë tek votat e aleatëve të Gruevskit por edhe PDSH.